Balkanika Folk Festival këtë vit mbërriti në Kamëz. Para nisjes Kryetari i Bashkisë Kamëz ka pritur në zyrën e tij përfaqësues të grupeve artistike nga 7 vende të ndryshme duke i falënderuar që janë bërë pjesë e festivalit duke sjellë traditën dhe kulturën e tyre në Shqipëri.
Kryetari Rakip Suli mirëpret grupet artistike nga gjithë Ballkan
“Ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen tuja në Balkanika Folk Festival.
Pjesëmarrja juaj i dha një tjetër energji bashkisë së Kamzës për shkëmbimin e eksperiencave mes shteteve, kulturës dhe zakoneve sepse shumë gjera na bashkojnë se sa na ndajnë.
Mbi 200 artist nga 7 vende te ndryshme do te jene pjese e Balkanika Folk Festival i cili zhvillohet në Kamëz.
Mes përfaqësuesve dhe Sulit janë shkëmbyer edhe dhurata qe simbolizojnë vendet nga ata vijnë dhe simbolet e Bashkisë Kamzë.
Përfaqësuesit e këtyre grupeve për RTSH kane treguar se janë të lumtur që janë pjesë e Balkanika Folk Festival.
Pjesë e këtij festivali ishin Shqipëria, Kosova, Bullgaria Bosnje Hercegovina, Rumania, Maqedonia e veriut, Greqia dhe Turqia.