BallinaKryesoreBIRN: Zgjidhet me short Kolegji Zgjedhor i votimeve të ardhshme, ja emrat...

BIRN: Zgjidhet me short Kolegji Zgjedhor i votimeve të ardhshme, ja emrat e gjyqtarëve të kësaj trupe

spot_img
spot_img

Procedura e hedhjes së shortit publik e mbajtur në ndërtesën ‘Poli i Drejtësisë” përzgjedhi trupën e re gjyqësore me mandat 4-vjeçar, që do të nisë nga puna me gjykimin e procesity zgjedhor më të afërt, atë të zgjedhjeve parlamentare që mbahen në pranverën e vitit tjetër.

Në përfundim të shortit gjyqtarët e kësaj trupe do të jenë; Ornela Naqellari, Alma Kodraliu, Iliba Bezati, Entela Shedula, Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Lutfie Celami.

Pas kësaj procedure, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njoftoi se po të hënën në mbledhjen e radhës miratoi zgjedhjen e 8 anëtarëve të rinj të kolegjit.

Kjo trupë gjyqësore ngrihet dhe funksionon në bazë të neneve të posaçme të Kodit Zgjedhor, ku parashikohet që është shkalla e fundit e ankimimit nga partitë apo kandidatët kundër vendimmarrjeve të a Komisionit Qendror të Zgjedhore.

Gjyqtarët që përbëjnë Kolegjin Zgjedhor duhet të vijnë, sipas ligjit, nga radhët e gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses, me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, nga gjykatat e shkallës së parë, gjykatat e apelit, gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

Përjashtohen nga shorti gjyqtarët e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Për punën e kësaj trupe ambjentet e punës janë caktuar në Gjykatën Administrative e Apelit dhe trupagjyqësore thirret në detyrë sa herë që pranë kësaj gjykate depozitohen ankime ndaj vendimeve të KQZ-së.

Ligji parashikon që kolegji të thirret në detyrë jo më vonë se 50 ditë përpara zgjedhjeve dhe qëndron i mbledhur deri në përfundim të gjykimit të ankimeve ose të kalimit të afateve të ankimit për procesin zgjedhor përkatës./BIRN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular