Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive.
Sipas informacioneve takimi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në orën 14:00
Bëhet me dije se ky takim bëhet në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Kryeministri Edi Rama më herët ka publikuar në mbledhjen e Asamblesë së PS listën me 12 emrat e drejtuesve politikë të qarqeve.
Tirana si qarku më i madh në vend do të ndahet mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut. Ndërkohë një risi e shtuar, në listën e prezantuar nga kryeministri ishte ministri Taulant Balla që do të merret me Diasporën.