Autoritetet në Greqi janë alarmuar për zhdukjen e një vajze shqiptare 23-vjeçare, duke thënë se jeta e saj mund të jetë në rrezik.
Bëhet fjalë për Artiola Meksi, e cila ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 11 Shtator në zonë e Harilaou në Selanik.
Policia e Selaniku në një njoftim zyrtar jep të dhënat e saj duke theksuar se e reja është e gjatë 1.60 m, peshë normale, flokë të zeza dhe sy të gjelbër.
Gjithashtu në njoftim theksohet se 23-vjeçarja ishte e veshur me një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins.
“Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen”, thuhet në njoftim.