BallinaBotaNjë person i ndalur dhe një armë e sekuestruar! Çfarë ndodhi në...

Një person i ndalur dhe një armë e sekuestruar! Çfarë ndodhi në fushën e golfit të Trump? FBI nis hetimin

spot_img

Ish-Presidenti Donald Trump është jashtë rrezikut, pasi u njoftua për të shtëna me armë në afërsi të tij të dielën pasdite në Florida, tha ekipi i fushatës së tij dhe Shërbimi Sekret.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të shtënat e raportuara kishin në shënjestër kandidatin republikan për president, megjithatë FBI thotë se ka nisur hetim për tentativë vrasjeje ndaj ish-presidentit.

Sipas asaj që raporton CNN, ish-presidenti Donald Trump po lëvizte midis vrimave pesë dhe gjashtë në fushën e tij të golfit në Florida kur ndodhi incidenti.

I dyshuari, me të cilin u angazhua Shërbimi Sekret, ishte një numër vrimash përpara ish-presidentit.

Shërbimi Sekret qëlloi në drejtim të të dyshuarit si masë mbrojtëse.

Trump po luante golf me donatorin Steve Witkoff kur ndodhën të shtënat, të cilat nuk janë përcaktuar ende nëse ndodhën brenda fushës së golfit apo jashtë saj.

Kujtojmë se i dyshuari është arrestuar ndërsa një armë zjarri AK-47, është sekuestruar.

Ky incident vjen dy muaj pasi Trump u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani dhe një plumb e plagosi në vesh.

Ish-Presidenti Trump ishte kthyer në Florida këtë fundjavë nga një udhëtim fushate në pjesën perëndimore të vendit, përfshirë një tubim të premten mbrëma në Las Vegas dhe një aktivitet për mbledhje fondesh në Utah.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular