Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja e SPAK për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë blerë toka dhe ia kanë shitur Damir Fazlliç me çmim më të lartë.
“Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola, e cila evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera. Është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi. Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione”, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK.
Mbi këtë padi ka reaguar Jamarbër Malltezi me nje postim në Facebook.
“Në aktpadinë që mbush 500 faqe me deklarata politike te parapergatitura me rregji POR pa asnje prove, prokuroret politike i kane dhene ca mediave info te gjymtuara sikur Argita ka blere e shitur toka ne private ne vitin 2007 dhe nuk i ka raportuar në ILDKPI. SPAK e di mirë ligjin, por meqe nuk ka asnjë prove per akuzen e ngritur kopjon copëza gazetash të sponsorizuara nga Soros, si Birn e Balkaninsight.
Argita Malltezi ka deklaruar pasurite e saj 2 vite para se ligji per deklarimin e pasurive t’a kerkonte nje gje te tille per femijet e politikaneve.
Kontratat në fjale janë firmosur, jo si pronare e tokave te shitura por si bashkëshortja pelqimdhenese, pasi ato nuk kane qene toka te blera prej saj por prej Ab Malltezit. Ligji per deklarimin e pasurise ne kete kohe, edhe tani, kerkon deklarimin e te ardhurave te realizuara nga subjektet zyrtare dhe femijet e tyre si persona te lidhur, por jo nga familjaret e personave te lidhur. Per pasoje, transaksionet ne fjale nuk ishin te deklarueshme ne ILDKP.
Transaksionet ne fjale jane deklaruar dhe depozituar që në atë kohë përkatësisht pranë organeve tatimore dhe organeve të kontrollit të pastrimit të parave. Spak i kthyer ne lecken ku fshin kembet edi rama mashtron trashe e nuk guxon te shprehet per vkm 183 ku edi i fal olsit 37,000 m3 toke dhe 5,300 m2 zyra, ku edi nxjerr 4 vkm te personalizuara qe te vjedhe 4200 m2 toke e ndertesen te peecaktuar per shkolle qe tia jape me 1 euro bolinos, apo sesi edi po vjedh 6 miljon m2 toke ne bregdet per hajdutet e vet strategjike” – shkuan Malltezi.