BallinaKronikeTë shtënat në Florida/ FBI: Atentat i dytë për të vrarë Donald...

Të shtënat në Florida/ FBI: Atentat i dytë për të vrarë Donald Trump. Ish-presidenti po luante golf kur i armatosuri me AK-47 hapi zjarr

spot_img
spot_img

FBI i konsideron atentat në tentativë për të vrarë Donald Trump, të shtënat me armë zjarri në Florida, pranë rezidencës së ish-presidentit, teksa ai ndodhej te fusha e golfit.

“Incidenti në fushën e golfit të Trump duket të jetë një tentativë vrasje”, thuhet në deklaratën e FBI, ku theksohet më tej se po heton “një atentat të dytë për të vrarë Trump”.

Ka raportime se i dyshuari ishte ndërmjet pemëve, i armatosur me një pushkë AK-47, nga ku hapi zjarr.

Zyrtarë të shumtë të zbatimit të ligjit kanë thënë se i dyshuari i armatosur u pa pranë fushës së golfit nga një anëtar i ekipit të Shërbimit Sekret të SHBA-së të Donald Trump, teksa ish-presidenti po luante golf.

I dyshuari thuhet se u largua nga vendi i ngjarjes pasi kishte shkëmbyer zjarr me agjentët e Shërbimit Sekret, dhe i dyshuari u fut në një makinë.

CBS raporton se një makinë me të njëjtën targë u ndalua në Martin County dhe një person u arrestua. Është e paqartë nëse është personi i armatosur, por besohet se është dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit po e marrin në pyetje.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit thonë se një armë e stilit AK-47 dhe është gjetur në vendngjarje pranë fushës së golfit.

Incidenti vjen afërsisht dy muaj pas atentatit të bujshëm ndaj Trump gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani. Ish-presidenti u plagos në veshin e djathtë, ndërsa atentatori një 20-vjeçar u ekzekutua nga snajperistët e shërbimit sekret.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular