Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, ka vizituar ditën e sotme Tiranën.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ambasada e SHBA bën të ditur se ai do të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut, si dhe do të takohet me udhëheqës shqiptarë, përfshirë Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.
Po ashtu, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti gjeneralin Cavoli në Ambasadë, ku u takua me pjesëtarët e Detashmentit të Gardës së Marinsave të ambasadës, për t’i falënderuar për shërbimin e tyre.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA:
Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, po viziton Tiranën për të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut, si dhe për t’u takuar me udhëheqës shqiptarë, përfshirë Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti gjeneralin Cavoli në ambasadë, ku u takua me pjesëtarët e Detashmentit të Gardës së Marinsave të ambasadës për t’i falënderuar për shërbimin e tyre. Vizita përforcon aleancën dhe partneritetin e fortë mes vendeve tona në fushën e mbrojtjes, përfshirë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë që trajnohen krah për krah.