BallinaAktualitetNESËR SKADON AFATI/Ja kush janë 13 kandidatët për kreun e Policisë së...

NESËR SKADON AFATI/Ja kush janë 13 kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

spot_img
spot_img

Janë zbardhur emrat e kandidatëve që kanë aplikuar deri më tani për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit nga detyra të Muhamet Rrumbullakut.

Këtë të mërkurë përfundon afati zyrtar 7 ditor i dorëzimit të kandidaturave me qëllim zgjedhjen e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë janë mësuar disa prej emrave të punonjësve të policisë që mbajnë gradën “Drejtues” dhe “Drejtues i Parë”, të cilët kanë shfaqur interes për të qenë Drejtues të Organizatës së Policisë së Shtetit.

Mësohet se deri ditën e sotme kanë dorëzuar kandidaturën rreth 13 persona, ku mes të cilëve është Lutfi Minxhozi. Minxhozi prej shumë vitesh ka shërbyer si Drejtor i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit dhe njëherësh dhe Drejtor i Interpol Tirana.

Një tjetër emër është Neritan Nallbati, Drejtori aktual i Drejtorisë së Krimit të Organizuar dhe hetimit të Krimeve të Rënda.

Nallbati është përjashtuar nga policia, por u rikthye në polici në vitin 2015 menjëherë pasi në pushtet erdhën socialistët.

Gjithashtu, interes për të qenë pjesë e garës dhe pse jo Drejtori i ardhshëm i Policisë së Shtetit, mësohet se është dhe oficeri me gradën “Drejtues i Lartë”, Pëllumb Seferi.

Seferi ka studiuar në Itali. Ai u kthye në Shqipëri dhe në vitin 1998 është emëruar Shef i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

Në vitin 2000 është emëruar si Specialist i ZQK Interpol Tirana. Në vitin 2006 është emëruar Shef i ZQK Interpol Tirana, e në vijim ka mbajtur poste të ndryshme në Polici. Tashmë Seferi aspiron të kapi fronin e Drejtuesit më të lartë.

Rebani Jaupi, është një tjetër emër që ka kandiduar për postin e policisë së Shtetit. Jaupi ka mbajtur disa detyra të larta në polici dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të kupolës së uniformave blu.

Por në këtë garë ai ndiqet nga Ilir Proda, një tjetër drejtues policie i lartë, që ka çuar dosjen e tij për të konkurruar për kreun e Policisë së Shtetit.

Ilir Proda, aktualisht, ushtron detyrën në policinë e Elbasanit, ku gjatë kësaj kohe ka realizuar disa operacione kundër drogës të quajtur “Tempulli”.

Skënder Hita, drejtori aktual i Policisë së Durrësit është një tjetër kandidat potencial që ka shfaqur interes për të qënë në garën për kreun e Policisë së Shtetit.

Një tjetër emër që mësohet se ka shfaqur interes dhe ka kandiduar është dhe ish-oficeri i Policisë Gjyqësore dhe njëherësh ish-prokurori Shkëlqim Hajdari.

Hajdari ka eksperiencën e duhur ligjore dhe njëherësh eksperiencën policore, pasi për vite me radhë ka shërbyer në repartin special “RENEA”.

Por në këtë garë Hajdari ndiqet nga konkurrenti tjetër Shemsi Prençi, një ish-drejtues policie që ka shërbyer në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit.

Sami Rasha, ish-drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm aktualisht pedagog në Akademi, është kandidati i radhës.

Ai mësohet se ndiqet nga kandidatura e Adriatik Tafçiut dhe Gentjan Shehaj. Pritet që ditën e mërkurë të përfundojë afati i dorëzimit të kandidaturave, duke shpalosur më pas konkurrencën profesionale dhe pikëzimin e dosjeve, deri në shpalljen e fituesit.

Në garë për kreun e uniformave blu është edhe Ardian Çipa. Çipa aktualisht shërben në drejtorinë e Gjirokastrës, por më parë ka shërbyer si drejtor në Tiranë, Elbasan dhe Drejtor i Krimit të Organizuar në Policinë Qendrore.

Emrat:

Shemsi Prençi
Sami Rasha
Lufti Minxhozi
Ilir Proda
Idajet Faskaj
Neritan Nallbati
Skënder Hita
Gentjan Shehaj
Ardian Çipa
Sami Rasha
Edmond Sulaj
Pëllumb Seferi
Adriatik Tafçiu
Saimir Boshnjaku

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular