BallinaPolitikeRama me porosi specifike për drejtuesit politikë të PS

Rama me porosi specifike për drejtuesit politikë të PS

spot_img
spot_img

Në takimin me 15 drejtuesit politikë në qarqe dhe kryetarët socialistë të bashkive, kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar që të gjithë të punojnë maksimalisht për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, ku socialistët synojnë të marrin mandatin e katërt.

Fokusi i mbledhjes ka qenë tek shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Rama ka kërkuar që në çdo bashki të vendoset një koordinator i posaçëm, puna e të cilit është evidentimi i shqiptarëve emigrantë që janë pjesë e njësisë përkatëse administrative.

Burimet thonë se kreu i qeverisë ka kërkuar krijimin i të dhënave të sakta mbi emigrantët dhe të nxiten për t’u regjistruar, me qëllim pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Gjithashtu, kryeministri kërkoi që të gjithë të punojnë maksimalisht për garantimin e votës së diasporës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular