Natë magjike në Champions – Bajerni tregon muskujt, Milani thyhet nga Liverpuli, Reali bën detyrën ndaj Shtutgartit

0
93

Emocione të mëdha në natën e parë të Champions League. Bayern Munchen triumfoi 9-2 me Dinamon e Zagrebit në shtëpi, në një ndeshje spektakolare. Harry Kane realizoi katër gola, ndërsa Olise dopietë, sakaq gjurmë lanë edhe Guerreiro, Goretzka me Sane. Mysafirët shënuan me Petkovic dhe Ogiwara. Liverpool përmbysi 1-3 Milan. Kuqezinjtë “tundën rrjetën” me Pulisic, ndërsa The Reds kthyen gjithçka në favorin e tyre me Konate, Van Dijk dhe Szoboszlai.

Kampionët në fuqi, Real Madrid e nisën këtë edicion të kompeticionit më të rëndësishëm me fitore. Los Blancos kaluan 3-1 Stuttgart (Mbappe, Rudiger, Endrick/ Undav). Në ndeshjen tjetër, Sportingu triumfoi 2-0 me Lille.

(VIDEO BAYERN)
(VIDEO REAL MADRID)