Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdanit. Në një lidhje me skype për “Shqipëria Live”, ai tha se Bogdani u ndje keq gjatë një konference dhe mjekët nuk arritën dot ta rikthenin në jetë.
Shehu: Një lajm i hidhur për të gjithë, i shpreh ngushëllime familjes, për të gjithë ata që e kanë njohur. Ishte një rrufe në qiell të hapur. Ishte në një takim me të huaj te “Rogner”. Aty ndjeu shqetësimin dhe fatkeqësisht a dhe nuk u kthye dot më në jetë, me gjithë përpjekjet që u bënë… qoftë atje, qoftë në spitalin Universitar të Tiranës.
Një djalë miqësor, i qetë, larg konflikteve. I vendosur në pozicione demokratike, një humbje e madhe.
Ishte një njeri që i respektonte të gjitha rregullat e jetës. Ishte model në këtë gjëra. Në të gjithë parametrat që kishte, këto janë rrufe në qiell të hapur. Janë të vështirë ti parashikosh arrestet kardiake, kur nuk ke asnjë simptomë si Gerti. Është një ngjarje dhimbshme. U informova menjëherë, në atë sekond kur ndodhi ngjarja nga miqtë e mi atje.
Kam qenë në kontakt me ata atje pastaj me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot.
Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash. As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u arrit dot të rikthehet në jetë në QSUT, nuk arritën dot ta rikthenin në jetë Gertin. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar.