Një aksident i rëndë është regjistruar në Shënkoll të Lezhës, ku një furgon që transportonte nxënës ka përplasur një fëmijë të moshës rreth 7-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.
Burime nga spitali kanë bërë të ditur se 7-vjeçarja është nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e saj është ende e paqartë.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.