BallinaBotaAnketimi/VOA: Votuesit e shohin Kamala Harrisin në mënyrë më të favorshme për...

Anketimi/VOA: Votuesit e shohin Kamala Harrisin në mënyrë më të favorshme për presidente

spot_img

Një sondazh i fundit tregon se votuesit e shohin Nënpresidenten Kamala Harris në mënyrë disi më të favorshme se sa në korrik, kur Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara.

Anketimi i realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Preess dhe qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike NORC thotë se kandidatja demokrate për Presidente tani shihet më shumë pozitivisht se sa negativisht.

Sipas anketimit, rreth gjysma e votuesve kanë një pikëpamje pozitive ose disi pozitive ndaj zonjës Harris dhe 44 për qind e shohin atë negativisht ose disi negativisht.

Mbëshetja në favor të ish-Presidentit Donlad Trump mbetet në të njëjtat nivele (e qëndrueshme) edhe pse anketimi u krye përpara përpjekjes për atentat ndaj tij në fushën e golfit në Florida, të dielën e shkuar.

6 në 10 votues e shohin në mënyrë jo të favorshme, ose disi jo të favorshme zotin Trump, ndërsa 4 në 10 votues e shohin atë në mënyrë pozitive, ose disi pozitive.

Edhe një rritje e vogël e përkrahjes së zonjës Harris është një shenjë pozitive për kandidaten demokrate. Rritja e përkrahjes në favor të figurave kombëtare si Joe Biden apo Donald Trump ka qenë e rrallë në vitet e fundit.

Niveli i mbështetjes ndaj zotit Trump nuk ndryshoi gjatë verës, pavarësisht shpalljes fajtor për 34 akuza penale, atentatit në Pensilvani, si dhe përballjes në garën zgjedhore me një kundërshtare të re.

Por në të kaluarën zoti Trump i ka tejkaluar nivele të ngjashme të ulëta të mbështetjes. Ai fitoi zgjedhjet e vitit 2016, pavarësisht se nuk kishte mbështetje të gjerë dhe iu afrua fitores në 2020 në kushte të ngjashme.

“Secili duhet të flasë mbi polarizimin që po përjetojmë. Nuk besoj se zgjedhjet do ta zgjidhin këtë”, thotë Sean Luebbers, 55 vjeç nga Kalifornia, i cili mbështet zonjën Harris.

“Nuk besoj se zonja Harris do ta zgjidhë këtë. Mendoj se janë bërë shumë dëme dhe nuk kam shpresë që votimet do jenë zgjidhje”, shton ai.

Megjithatë, ka sinjale në anketë që tregojnë se paraqitja e zonjës Harris po shkon mirë. Rreth gjysma e votuesve thonë se zonja Harris do të ishte një presidente e mirë kundrejt 36 për qind që e mendojnë një gjë të tillë për zotin Trump. Votuesit besojnë se zonja Harris ka shanse më të mira për të fituar zgjedhjet e nëntorit, megjithëse një pjesë e konsiderueshme thonë se kandidatët kanë të njëjtat shanse të fitojnë, ose nuk kanë një mendim.

Një tjetër tregues që mund të jetë premtues për zonjën Harris është se votuesit e shohin atë në një nivel të favorshëm pak më të lartë se sa zoti Trump edhe pse një numër i konsideruesihm i votuesve të pavarur i shohin të dy kandidatët negativisht.

Mes votuesve të pavarur, 3 në 10 prej tyre thonë se nuk kanë informacion mjaftueshëm për të thënë nëse zonja Harris do të ishte një presidente e mirë ndërsa 1 në 10 e thonë një gjë të tillë për zotin Trump.

Pavarësisht përpjekjeve të zotit Trump për ta paraqitur zonjën Harris si një alternativë të dobët, votuesit duket se kanë mendim të ngjashëm se zoti Trump dhe zonja Harris janë mjaftueshëm të fortë për të qenë president.

“Mendoj se problem i tij më i madh ishte se ai ishte një udhëheqës i fortë dhe ata nuk e pëlqenin”, tha duke iu referuar zotit Trump, Pat Brumfield, 71 vjeç nga Glenvud në shtetin Virxhinia Perëndimore. “Mendoj se për udhëheqje të fortë kemi tani”, tha zonja Brumfeile e cila ka qenë demokrate, por thote se është zhgënjyer nga partia dhe nuk do të votojë për zonjën Harris.

Ndërkohë një anketim i gazetave “New York Times”, “Philadelphia Inquirer” dhe kolegjit “Siena” tregon se në nivel kombëtar kandidatët kanë nivel mbështetjeje të njëjtë prej 47 për qind. Në anketim u pyetën 2,437 votuese mes datave 11 dhe 16 shtator.

Në shtetin e Pensilvanisë, një shtet vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve, zonja Harris ruajti epërsinë e saj prej 4 për qind, duke udhëhequr me një mbështetje 50 për qind kundrejt 46 për qind për zotin Trump./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular