BallinaAktualitetDuka fal kërcënuesit që i shkuan në shtëpi, lirohet presidenti i klubit...

Duka fal kërcënuesit që i shkuan në shtëpi, lirohet presidenti i klubit Iliria pas pendesës!

spot_img
spot_img

Ngjarja e disa javëve më parë, kur në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit pas disa mesazheve kërcënuese, ishin paraqitur disa persona, mes të cilëve presidenti i klubit të futbollit Iliria, babai i katër lojtarëve, Nazmi Selmani, së bashku me disa familjarë, shkaktoi panik në ambientin e futbollit shqiptar.

Një ngjarje e paprecedentë që rezultoi me reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan nën akuzës së “Kanosjes për Shkak të Detyrës” personat e përfshirë. Hetimet vazhduan dhe një pjesë prej tyre, u mbajtën në arrest me burg.

Por pak javë pas ngjarjes erdhi një kërkesë falje nga ana e personave të përfshirë dhe familjarëve të tyre. Familja Selmani është e lidhur ngushtë me futbollin dhe pendesa që shfaqën ka pasur efektin e saj.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si personi i prekur personalisht në këtë situatë, ka vendosur t’i falë. Top Channel mëson se pranimi i pendesës ka shkuar në organet ligjzbatuese së bashku me falenderimin ndaj tyre për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në momentin e duhur, duke krijuar kështu një precedent dhe një normë të re në shoqërinë tonë.

Mësohet se pranimi i pendesës së shfaqur ka shkuar në organet ligjzbatuese së bashku me falënderimin ndaj tyre, për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në momentin e duhur, duke krijuar kështu një precedent dhe një normë të re në shoqërinë tonë.

Ka qenë pikërisht kërkesa e Dukës që ka sjellë edhe lirimin nga burgu sot të presidentit të klubit Iliria, Nazmi Selmani, dhe nipit të tij, Petrit Selmani.

Numri 1 i futbollit shqiptar siç bëhet me dije, ka vendosur krejtësisht me vullnet të lirë të gjejë mirëkuptimin dhe kushtet e bashkëpunimit në një ambient të qetë, në të mirë të futbollit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular