Më 18 shtator ka përfunduar afati për aplikimet për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku tashmë janë në garë 15 kandidatë.
Në vijim të thirrjes për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aplikimet e përcjella për këtë shpallje, sipas rendit alfabetik janë:
Adriatik Tafçiu
Altin Mena
Ardian Çipa
Gentjan Shehaj
Hajrulla Xhivini
Ibrahim Disha
Idajet Faskaj
Ilir Proda
Lutfi Minxhozi
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Sami Rasha
Shemsi Prençi
Skënder Hita
Aplikimet u hapën pa dorëheqjes së ish-drejtorit Muhamet Rrumbullaku, i cili la detyrën pas dy vitesh në krye të Policisë së Shtetit.
Pas dorëheqjes së tij, kompetencat kaluan te Sokol Bizhga, aktualisht zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.