Ish deputetit të PD dhe ish-kryetarit të FRPD Gerti Bogdani sot i është dhënë lamtumira për në banesën e fundit nga familjarë, shokë, kolegë, miqtë të njohur dhe të panjohur kush që ka patur mundësinë ka ardhur në homazhet dhe ceremoninë e lamtumirës organizuar në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë siç dhe e meritonte. Njëri prej personaliteteve që mori pjesë në këtë ceremoni ishte dhe Zenel Hoxha ish themelues i PD kryetari i parë i degës Tiranë, kryetar i Dhomës Shqiptaro-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë. Zoti Zenel Hoxha në emisionin BreakingNews në Top Channel dhe TopNews i ftuar nga gazetari Xhoi Malësia rrëfehu njohjen me Gerti Bodanin si dhe rrëfeu mardhënien me të duke qenë se dhe djali i tij kishte njohje të vjetër dhe kishin marrëdhënie si vëllezër. Për z.Hoxha, Gerti Bogdani mbetet shembull për politikën shqiptare por dhe si model për të rinjtë sot se di mund të angazhohesh në politikë dhe në shoqërinë civile duke qenë një referencë e qartë si mund të jesh i suksesshëm.
Zoti Hoxha pohon se Gerti Bogdani duhet të jetë si shembull për brezat.
VIDEO/HISTORI E VEÇANTË! Si njoha Gert Bogdanin, themeluesi i PD Zenel Hoxha: Djali im e kishte vëlla. Gerti, modeli për brezat
RELATED ARTICLES