Partia Popullore Europiane dhe Forumi Rinor i saj kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjes e ish-deputetit të PD-së, të ndjerit, Gerti Bogdani.
Gerti Bogdani fatkeqësisht humbi jetën të mërkurën nga një arrest kardiak, në ambientet e një lokali ku po konsumonte kafen me miqtë e tij.
Mesazhi i Partisë Popullore Europiane (EPP):
“Vajtojmë humbjen e papritur të mikut tonë të PDSH-së Gerti Bogdani, i cili ka qenë shumë aktiv në familjen e PPE. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij. Pusho në paqe i dashur Gerti!”
Mesazhi i Forumit Rinor të EPP:
Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, i cili u largua nga ne më 18 shtator në moshën 44-vjeçare.
Gerti ishte një drejtues i përkushtuar dhe një figurë domethënëse në komunitetin tonë, pasi ka shërbyer si ish-kryetar i FRPD Albania dhe ish-sekretar ndërkombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Mandati i tij i jashtëzakonshëm si President i Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve të Rinj (IYDU) shënoi gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në rrjetin tonë global.
Pasioni, vizioni dhe përkushtimi i Gertit për punën dhe komunitetin e tij do të mbahet mend dhe do të vlerësohet. Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe të gjithë ata që patën privilegjin ta njihnin dhe të punonin me të.