BallinaOP EDPikëllimi ka efektin e jashtëzakonshëm të pastrimit të vetvetes

Pikëllimi ka efektin e jashtëzakonshëm të pastrimit të vetvetes

spot_img
spot_img

NGA Liridon Mulaj

Do te kete dite kur mendon se jeta nuk ka kurrfare kuptimi. Do te duhet te punosh fort per t’ia dale ne nji shoqni e cila sa ma shume zhvillohet aq me shume i mpaket landa brenda saj.

E pra shoqnia perbahet nga qenie humane e cila ne tanesi ka shpirt, ka ndergjegje, ka empati dhe solidarizim. Por keto elemente qe perbajne landen, do te zhduken ne perditshmerine masive prej se ciles , secili prej nesh merr vetem tepricat e panevojshme.

Do te kete nete pa gjume, shume nete pagjume te mbushuna me ankth , me frike, me vuajtje. Se e panjohuna asht aty, e ngulitun ne asgjane plot terr qe mbush dhomen, qenien tone, jeten tone. Po ashtu do kete sfida te cilat ke me i humb, po dhe ke me u shkaterru e ke me kja deri sa te pyesh veten me deshperim, sa uje ka njeriu brenda vetes, nji liqen? Nji det? A nji oqean?

Nga ana tjeter ke me kuptu qe pikellimi ka efektin e jashtezakonshem te pastrimit te vetvetes dhe ridimensionimit drejt te qenit i forte, se paku ma i forte se dje.

Tana dyert qe do te mbyllen do te jene nji dritare ma shume e hapun ne mendjen tande, e krejt fjalet perbuzese do te jene nji dhome e hapun ne shpirtin tand.

Nuk ka deshperim aspak. Dil ne rruge e mundohu te veshtrosh paksa mbrenda syve te kalimtareve. Ato nuk mundem me e fsheh ate cka gezofi i trashe i palltos fsheh, apo fjalet e daluna me kujdes. Keshtu pra edhe ne netet me shi e furtune, edhe ne ditet kur diellin nuk e sheh, ka diku thelle ne qosh te universit nji pike prej se ciles formesohet rrugedalja, shpresa e vullneti per me ece perpara. Ke me ia dale e me i thane vedit, si asht e mundun?

Po asht e mundun, ka me qene gjithmone e mundun , mjaft qe drita e vockel e dashunise brenda shpirtit tand me mbete gjithmone ndezun, ne te mire a ne te keq. Ke me ia dale e ke me çudite sa i forte je! Njatehere ke me i kuptu keto fjale te cilat jane gdhend e farketu ne dite sprovash. Ne ato dite te cilat nuk don me i jetu, po perpos kesaj duhet me i jetu . Pa keto dite as fundi i jone s’ka me pase kuptim./ KultPlus.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular