Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me mjete prerës pas një sherri jashtë ambienteve të një pastiçerie. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje (19 shtator) në bulevardin e Kasharit në Tiranë. Dy të plagosurit të moshës 18 dhe 20 vjeç janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kundesin e mjekëve, ndërasa vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.
Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.