BallinaAktualitet“Shqiptarët meritojnë plumbin”- NYP: Dy punëtorë padisin pronarët e restorantit më të...

“Shqiptarët meritojnë plumbin”- NYP: Dy punëtorë padisin pronarët e restorantit më të famshëm në SHBA! I diskriminojnë, nuk i japin pagën dhe i vjedhin bakshishet

spot_img
spot_img

Një nga restorantet më të famshëm në Manhatan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përballur me dy padi nga dy punëtorë shqiptarë.

Restoranti italian “Patsy”, që funksionon nga viti 1944, dikur ishte frekuentuar nga Frank Sinatra dhe Rat Pack.

Pronarët e këtij restroanti akuzohen se kanë përdorur gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve, si dhe nuk i ka dhënë në kohë pagën, madje i kanë vjedhur edhe bakshishet.

“Pronarët e restorantit italian Patsy dyshohet se u kanë thënë dy punëtorëve shqiptarë se “të gjithë shqiptarët meritojnë një plumb”, janë “gay” dhe “plehra” dhe madje thanë se të rriturit dhe fëmijët e vegjël të kombit të sapolindur ballkanik meritojnë “të dënohen”, thuhet në ankesën federale, raporton NYP.

restorant patsy

“Është tronditëse që një restorant me kaq shumë sukses mund të jetë kaq mizor ndaj stafit të tij, si me diskriminimin e tij flagrant ashtu edhe me vjedhjen e pagave dhe bakshishit”, tha Maimon Kirschenbaum, avokati që padit restorantin.

Dyshja e punëtorëve, Kreshnik Hoti dhe Desiart Ymeraga, janë myslimanë shqiptarë të lindur në Kosovë, të cilët prej vitesh punojnë në restorantin Patsy, shkruajnë mediat amerikane.

Ata pretendojnë se bashkëpronarët e Patsy-t, Sal Scognamillo dhe urrejtja e tij e madhe ndaj shqiptarëve ka krijuar një mjedis pune armiqësor. Dyshja kërkojnë një gjyq me juri në dosjet e tyre, të cilat gjithashtu pretendojnë sjellje diskriminuese nga djali i Scognamillo, bashkëpronar dhe menaxheri Joseph, dhe gruaja Lisa, bashkëpronare dhe avokate e restorantit.

pronari i restorantit
Nje nga pronaret e restorantit

Sipas padisë së depozituar, bashkëpunëtorët e Restorantit Italian të Patsy u thanë paditësve kur ishin punësuar të mos u tregonin pronarëve të Restorantit se ishin shqiptarë sepse ata “i urrejnë shqiptarët”.

Me sa duket, kur pronarët mësuan për përkatësinë e tyre etnike, Scognamillo u caktoi shqiptarëve detyra të rënda “të cilat kamarierët e tjerë joshqiptarë nuk ishin të detyruar t’i bënin”.

Padia pretendon se restoranti italian i Scognamillo dhe Patsy ka shkelur liritë dhe të drejtat civile të paditësve duke i diskriminuar për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Ata po kërkojnë një shpërblim për dëmet, pagesën e tarifave të avokatit dhe një gjykim nga juria.

resrtoranti1
NYP
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular