Zbërthimi i aplikacionit “Ghost” zbulon ‘tentakulat’ e krimit shqiptar në Australi! Trafik droge me vlerë miliona dollarë

0
15

Duket se një “Thesar” tjetër është zbuluar nga Europol dhe agjencitë antikrim të shumë vendeve, i cili përmban veprimtarinë e krimit të organizuar përfshirë edhe atë shqiptarë. Pas “Sky Ecc” që tronditi botën e krimit me përgjimet që po zbardhen nga autoritetet vendeve të caktuara, tashmë një tjetër aplikacion ka rënë në duart e hetuesve të cilët kanë nisur zbardhjen e veprimtarive kriminale të porositura pas mbylljes së aplikacionit sky.

Me zbërthimin e komunikimeve në aplikacionin “Ghost” u godit një rrjet trafikantësh droge nga kontinente të ndryshme, me mbi 100 të arrestuar në Europë deri më tani, por qëndra e operacionit ishte në Australi ku gjendej edhe Serveri i aplikacionit. Në përgjimet e zbardhura, një prej trafikantëve të drogës rezulton të ketë bashkëpunuar me krimin e organizuar shqiptar për të trafikuar drogë me vlerë 1.2 milionë dollarë në Victoria dhe New South Wales të Australisë.

36 vjeçari akuzohet edhe për automjetin e kapur në autostradën Hume më 21 qershor të këtij viti ku u gjetën 28 kg kanabis, 255 mijë dollarë cash dhe një automjet “Porsche”, shkruajnë mediat australiane. 

Ditën e djeshme u publikua edhe lajmi i arrestimit të 32 vjeçarit Jay Je Yoon Jung i cili dyshohet se është arkitekti dhe administrator i “Ghost” duke tronditur kështu botën e krimit për shkak të informacioneve që i riu zotëron. Ndërkohë në shumë vende të Europës si Belgjikë, Holandë, Gjermani, Francë, etj, po vazhdon një operacion i gjerë i Europol, pas zbërthimit të kodeve të “Ghost”