Aksident i rëndē në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 6 automjete, 2 persona përfundojnë në spital

0
58

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, rreth orës 08:45, ku janë përplasur me njëra-tjetrën 6 automjete.

Policia njofton se si pasojë janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.