Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim pesë persona të përfshirë në një grup kriminal të trafikimit të drogës, të drejtuar nga Jetmir Kastrati.
Të akuzuarit përfshijnë:
- Klajdi Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti) – akuzohet për “Trafikimi i lëndëve narkotikë” dhe është arrestuar më 3 korrik 2023.
- Arteid Musallari – akuzohet për të njëjtat vepra penale si Dervishi dhe është arrestuar gjithashtu më 3 korrik 2023.
- Eltion Dani – arrestuar më 26 janar 2024, akuzohet për trafikim të lëndëve narkotikë.
- Nikolin Noku (alias Nikolin Martini) – arrestuar më 11 korrik 2023, gjithashtu akuzohet për trafikim.
- Zamir Hoxha – akuzohet për trafikim të lëndëve narkotikë dhe është hetuar në mungesë.
SPAK njofton se grupi kriminal vepronte kryesisht në Danimarkë, Suedi, Holandë dhe Belgjikë, duke trafikur kokainë dhe cannabis sativa. Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet daneze, që kanë rezultuar në arrestimin dhe dënimin e disa anëtarëve të grupit në Kopenhagen.
Drejtues i grupit, sipas autoriteteve daneze, është Jetmir Kastrati. Hetimet vazhdojnë për anëtarë të tjerë të grupit dhe për procedime të tjera penale që lidhen me veprimtarinë e tij kriminale.