Djali dhe nusja rrahin nënën e moshuar

0
72

Një rast i rëndë dhune në familje është regjistruar ku djali me nusen, ku dy persona kanë dhunuar nënën e moshuar. Policia njofton se ka vënë në pranga djalin e të dhunuarës, ndërsa kanë proceduar penalisht nusen e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit: – E. M., 47 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen F. M., 45 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës së tyre” thuhet në njoftim.