Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video lidhur me platformën “Deputeti që duam”. Rama shkruan se në këtë platformë është i mirëpritur kushdo që dëshiron t’i bashkohet skuadrës sonë të re PS2030. Mes aplikantëve është edhe Joana Hoxha. “Dëshiroj të jem mbështetje për të gjitha gratë e vajzat, për një shoqëri të bukur dhe për Shqipërinë që duam”, thekson ajo në mesazhin që jep, pasi ka aplikuar në platformë.
Ndërsa një tjetër aplikant është Diogjen Kolisi. Ai ka studiuar për arkitekturë. “Kërkoj nga PS një shans për të qenë pjesë e skuadrës “Shqipëria2030″”, shprehet ai.https://www.youtube.com/embed/CAsmi167ZxA
Postimi nga Edi Rama
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me disa videogrimca të shkëputura nga 215 aplikimet e deritanishme në platformën “Deputeti që Duam”, ku është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës sonë të re #PS30🌹për SHQIPËRINË2030🇦🇱ju uroj të gjithëve të diel të bukur🫶”, shkruan Rama.