BallinaPolitike"Vatikani" i Tiranës?! Bujar Leskaj: Ja mesazhi që një intelektual e qytetar...

“Vatikani” i Tiranës?! Bujar Leskaj: Ja mesazhi që një intelektual e qytetar i përgjegjshëm vlonjat më dërgoi

spot_img
spot_img

Sot në mbrëmje një intelektual e qytetar i përgjegjshëm vlonjat më dërgoi këtë mesazh, po Jua përcjell ta lexoni sipas dëshirës.

“Mirembrema Z. Leskaj !

Ju uroj shendet !

Nese do ju teperoje kohe ne fundjave do t’ju ftoja per nje kafe. Ne shenje respekti ndaj jush, duke kerkuar ndjese, do shprehesha kunder “Vatikanit” te Tiranes.

Ne kendveshtrimin tim :

Shqiperia e ka tolerancen fetare, se jemi nje gjak e nje gen. Feja, edhe e importuar, nuk ngjalli armiqesi ne shekuj.

Sipas meje ky eshte kontribut djallezor i vendeve islamike dhe i te tjereve, por Shqiperia islamin e ka te nderuar dhe ndryshe. Nuk ka nevoje per hierarki te nje grupi fetar mbi te tjeret, por per barazi. Barazia e ka krijuar modelin e bashkejeteses fetare te ne.

Ky “shtet” brenda shtetit eshte i panevojshem, bile i papranueshem.

Bota islame eshte shume e madhe, eshte e ndricuar dhe padrejtesisht e ndeshkuar. Kultura e ketyre vendeve eshte mahnitese, sa shume here edhe perendimi gabon me ta. Bota islame nuk ka nevoje per ca ateiste karagnoze dhe spekullatore te konvertuar ne Shqiperi, te cilet me 1967 i shkulen rrenjet edhe islamit e 6 dekada me vone po grupohen si “fanari ndricues” i asaj qe dogjen “me zjarr e me hekur” !

Une nuk dua te bej kasandren, por do jete e rende. Ketu do filloje prishja e harmonise fetare. Vatikani ne Itali i ka te gjithe katolike. Ne Shqiperi jane myslimanet, qe nuk jane bektashi, ortodokset , katoliket etj.

Enklavat do nxjerrin djallin nga shishja !!!!!!

Minoritete, krahina, grupime etj., sigurisht do tentojne modelin….

Bektashinjte kane luftuar per atdheun. Naim Frasheri e Rilindasit jane pasqyre kombetare, por kurre nuk u ka shkuar ne mendje te kene shtet tjeter, vec Shqiperise.

Kudo qe ta kete zanafillen ky “shtet” nuk do t’i shpetoje armiqesise dhe luftesn kunder ketij vendi. Hamasi, Esbullahu e Levizja Fatah shume shpejt do vendosen ketu. Atehere do jete vone, shume vone….

Ky kaos, kudo qe e ka frymezimin duhet te ndalohet, qofte edhe me kosto. Opozita deri tani ka heshtur !!!!!

Intelektualet e Shoqeria Civile jane trembur dhe media hesht , se eshte e financuar nga….

I nderuar Z. Leskaj !

Ju shkrova , se jeni Deputet vlonjat, familje patrioti, historian, studiues dhe plot autoritet.

Respekt”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular