BallinaAktualitetSPAK mbyll hetimet për dosjen "Partizani", Berisha dhe Malltezi thirren sërish në...

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Partizani”, Berisha dhe Malltezi thirren sërish në SPAK! Çfarë pritet të ndodhë të mërkurën

spot_img
spot_img

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet lidhur me aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Po ashtu, ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur të mërkurën në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve.

Berishës i është komunikuar zyrtarisht akuza e ngritur ndaj tij lidhur me këtë aferë. Ai akuzohet për  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Ndërkohë, edhe dhëndri i tij Jamambër Malltezi është marrë i pandehur për të njëjtën aferë. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.

Së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare më 25 shtator, para se çështja t’i dërgohet GJKKO-së për proces.

Kujtojmë se Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi, dyshohet në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular