BallinaKryesoreU kërcënua me vdekje për shkak të De Rosit, administratorja greke e...

U kërcënua me vdekje për shkak të De Rosit, administratorja greke e Romës jep dorëheqjen dhe merret në mbrojtje nga policia

spot_img
spot_img

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Serinë A, ku pak ditë pasi Roma shkarkoi Daniele De Rosin nga drejtimi i skuadrës dhe ia besoi atë Ivan Juriç, administratorja e përgjithshme, Nina Suluku, ka dhënë dorëheqjen.

Kjo e fundit, jo për çështje sportive, por për shkak të kërcënimeve me vdekje që ka marrë nga tifozët e tërbuar të Romës të cilët nuk kanë kapërdirë mënyrën se si është trajtuar ish-kapiteni i verdhekuqve. Tifozët cilësonin si fajtore pikërisht Suluku, duke vlerësuar atë si personin që kishte marrë vendimet pasi familja Fridkin ia kishte deleguar asaj plotësisht kompetencat.

Kërcënimet e shumta të tifozëve kishin frikësuar greken e cila ka dy fëmijë të vegjël, 3 dhe 8 vjeçarë. Ajo ka kërkuar mbrojtje nga policia dhe në ditët e fundit është shoqëruar kudo nga një automjet i forcave të rendit.

Megjithatë, situata nuk mund të vazhdonte pafundësisht, ndaj ajo ka marrë vendimin dhe sot ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme, duke u larguar përfundimisht nga klubi verdhekuq. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular