BallinaPolitikeListë e përbashkët me PD dhe të futen në "Primare"?/ Ilir Meta...

Listë e përbashkët me PD dhe të futen në “Primare”?/ Ilir Meta zbardh takimin me Flamur Nokën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar takimin me Flamur Nokën, por thotë se ky takim është zhvilluar ditën e djeshme dhe ka qenë tepër miqësor. Meta tha se kanë diskutuar për aksionin opozitar, por edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërsa i pyetur nëse do të jetë pjesë e primarëve të PD për zgjedhjet e ardhshme, Meta u përgjigj: “Respektojmë cdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të votës. Respektojmë cdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë”.

Meta u shpreh se ne zgjedhjet e ardhshme do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e PL, por kjo – tha ai- është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar.

Pyetje: Duke qenë se nuk është arritur një marrëveshje me ju dhe PD. PD në statutin e saj përcakton se lista e deputeteve duke të kalojë në primare, jeni i gatshëm që ë bëheni pjesë e primareve të PD ose të të dyja forcave nëse gjendet një marrëveshje? Do të preferonit listë të hapur apo të mbyllur?

Ilir Meta: Respektojmë cdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të rezultatit të opozitës së vërtetë dhe fitores së saj. Respektojmë cdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë. E rëndësishme është fryma e bashkëpunimit dhe fuqizimi i aksionit opozitar.

Pyetje: Për të arritur një rezultat më të mirë opozita, do të preferonit listë të përbashkët apo listë të ndarë?

Ilir Meta: PL në cdo rast do preferonte fitoren e opozitës. Në radhë të dytë vendosjen e fitorës së opozitës si objektiv të përbashkët të gjithë forcave opozitar dhe do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e saj, por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar.

Meta u shpreh se zgjedhjet e ardhshme jane te rrezikuara për shkak se nuk u bë një reformë zgjedhore.

Ka qenë një takim miqësor. Është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit që nga përshkallëzimi i protestave duke nisur nga nesër para bashkisë së Tiranës deri tek përshkallëzimi dhe koordinimi i mirë në përgjithësi i gjithë veprimit opozitar. Natyrisht edhe për të forcuar bashkëpunimin për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat si rezultat i  mos bërjes për herë të parë të një reformë zgjedhore janë të rrezikuara dhe apelojnë për rritjen e mobilizimit opozitar dhe qytetar për të mbrojtur votën e opozitës. Kështu që jemi takuar dhe do vazhdojmë të takohemi. Ndërkohë PL tashmë ka nisur riorganizimin e saj efektiv në qarkun e Tiranës dhe në shumë qarqe të vendit. Shumë shpejt do delegohen të gjithë anëtarët e kryesisë, anëtarët e KDK që janë në Tiranë sipas zonave dhe njësive deri në cdo qendër votimi për të arritur një rezultat spektakolar në kryeqytet”, tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular