BallinaAktualitetMbyllet hetimi për “Partizanin”, Berisha nuk shkon sot në SPAK! Ish-kryeministri ka...

Mbyllet hetimi për “Partizanin”, Berisha nuk shkon sot në SPAK! Ish-kryeministri ka kërkuar shfuqizimin e masës “Detyrim paraqitje”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk do të paraqitet sot në SPAK personalisht për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve.

Mësohet se në SPAK do të paraqiten avokatët e tij për të firmosur mbylljen e hetimeve ndaj ish-kryeministrit për ish-kompleksin sportiv “Partizani”. Dosja më pas do të kalojë në gjykatë. Kujtojmë se më 11 shtator Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku iu komunikua zyrtarisht se është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Kryedemokrati doli nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie dhe shkoi në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën. Sali Berisha qëndron në “Arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Familja Berisha kundërshton një sërë elementesh të përfshira në dosjen prej 500 faqesh, që SPAK ka përpiluar në përfundim të hetimeve mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 19 nëntor, ora 10:00 si seancë të parë për të shqyrtuar ankimin e kreut të PD-së për masën e parë të sigurisë “Detyrim me paraqitje”, të dhënë në tetor të vitit 2023. Seanca do të zhvillohet mbi një bazë dokumentesh, ku Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, Apelit të GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Sali Berisha ka kërkuar shfuqizimin e masës “Detyrim paraqitje”, që u vendos fillimisht ndaj tij, të cilën e konsideron si antikushtetuese. Padia e bërë në Kushtetuese nga Sali Berisha u pranua disa ditë më parë nga kjo trupë. Argument kryesor në padinë e Sali Berishës është fakti që Gjykata e Posaçme dhe SPAK nuk morën më parë autorizimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës. Kujtojmë se aktualisht Sali Berisha është me masë sigurie “Arrest në shtëpi” që prej dhjetorit 2023, pasi refuzoi të zbatonte detyrimin e paraqitjes. Kryetari i PDsë së fundmi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv ndaj zyrtarëve të lartë në lidhje me hetimet e dosjes së ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Më datë 18 shtator, Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit kundër vendimit të dhënë në datë 20 tetor 2023 për caktimin e masave të sigurimit personal nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Togat e zeza në atë kohë vendosën për Berishën masën “Detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, ndërsa për Malltezin u vendos arrest në burg. Kreu i opozitës kërkon shfuqizimin e të gjitha vendimeve të dhëna nga dy gjykatat e faktit dhe Gjykata e Lartë, që lanë në fuqi masën e sigurimit, si të papajtueshme me Kushtetutën. Argument kryesor është fakti që Gjykata e Posaçme dhe SPAK nuk morën më parë autorizimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës. Pas shqyrtimit të padisë kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, çka do të thotë që do të shqyrtohen të gjitha vendimet e marra nga gjykatat e tjera dhe po ashtu, interpretimi i nenit 73 pika 2 e Kushtetutës, që ka të bëjë me imunitetin e deputetëve. Dosja prej 500 faqesh e përpiluar nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kalon në GJKKO në të cilën me short elektronik zgjidhet një gjyqtar për seancën paraprake. Gjykatësi paraprak vendos nëse janë kryer hetime të plota dhe nëse dosja do të kalojë për gjykim, apo do ta rikthejë në SPAK për hetime të mëtejshme, ose vendos të rrëzohet çështja. Këtu nis përballja në Gjykatën e Posaçme. Nëse gjyqtari pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë gjyqi cilësohet i hapur dhe nis shqyrtimi në themel me seanca në vijim dhe trupë gjykuese./Gazeta Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular