BallinaPolitikeShteti Bektashi/Paskal Milo: Ideja ka 5-6 vite që është hedhur, Baba Mondi...

Shteti Bektashi/Paskal Milo: Ideja ka 5-6 vite që është hedhur, Baba Mondi i dërgoi letër Kuvendit

Historiani Paskal Milo, i ftuar në emisionin Open, ka komentuar nismën “e çmendur” të kryeministrit Edi Rama për krijimin e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi brenda territorit të Tiranës.

Milo tha se lëvizja është jo e peshuar dhe paralajmëroi se mund të sjellë shqetësime për Shqipërinë.

Ai tha se propozimi ka disa vite që është bërë, ndërsa shtoi se para disa vitesh qarkullonte një letër e Baba Mondit drejtuar ish-kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, ku parashtrohen këto çështje që ne dëgjojmë sot.

Nuk mendoj se është një propozim që doli befas. Mund t’ju them se kjo ide ka 5 ose 6 vite minimalisht që diskutohet dhe që ekzistojnë dokumente respektive në instancat më të larta të shtetit shqiptar.

Qarkullon një letër e Baba Mondit, e para disa viteve, drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, ku parashtrohen këto çështje që ne dëgjojmë sot. Madje kërkohet statusi i Misionit Diplomatik, duke e krahasuar me Urdhrin e Maltës ose statusin diplomatik të Vatikanit.Propozimi ka komponentin gjeo-strategjik. Duhet ta lexojmë edhe në raport me ndërkombëtar, padiskutim që ka aspektin gjeopolitik”, tha Milo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular