Ervin Salianji do të përballet me burgun pasi u gjet fajtor edhe nga Gjykata e Apelit për ‘komplotin’ e njohur si ‘Babalja’ në opinionin publik. Vetë deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar i zverdhur para kamerave ku pasi ka akuzuar mazhorancën nuk ka nguruar të përmendë edhe Belinda Ballukun.
Gafë apo gënjeshtër e radhës në publik, Salianji u shpreh se u dënua nga Iliba Bezati, kunata e zv.kryeministres. Por kjo e fundit në fakt nuk rezulton të jetë e tillë, por motra e kunatit të Ballukut.
Megjithatë me rëndësi kanë emrat e trupës gjykuese që çuditërisht janë ata që i dhanë vulën Sali Berishës në qershor të këtij viti. Pra “kunata” e Belinda Ballukut së bashku me gjyqtaren Elona Toro kanë qenë pjesë e treshes së Apelit që Sali Berisha iu përul me mirënjohje publikisht
“Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet” – shkruante Sali Berisha vetëm tre muaj më parë për gjyqtarët që dënuan Ervin Salianjin sot.
Sot çështja shtrohet se nëse këto gjyqtare ‘ndihmuan’ Sali Berishën duke i dhënë emrin e PD në 11 qershor, atëherë rrjedhimisht Ervin Salianjin po e çojnë në burg njerëzit e Berishës (?!). javanews/a.rada