Detaje të reja janë bërë të ditura rreth aksidentin të rënë mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës, ku një 46-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë.
Burime bëjnë me dije se vendi ku ka ndodhur aksidenti është pa ndriçim. Ndërsa mësohet se 46-vjeçari është përplasur teksa po kalonte rrugën me biçikletë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari nuk ka mundur të jetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.