Habit gazetari: Rama do të legalizojë prostitucionin në fund të…

0
57

Duhet të legalizohet prostitucioni në Shqipëri apo jo? Kjo është një pyetje që shtrohet shpesh gjatë debateve televizive kur diskutohen rastet e qendrave të masazheve që ofrojnë shërbime seksuale apo i vajzave të huaja që vijnë në Tiranë për këtë aktivitet, një fenomen që ka njohur rritje vitet e fundit.

Gjatë këtij debati në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetarja Klodiana Lala ka thënë se është kundër legalizimit të prostitucionit.

Kurse gazetari Eljan Tanini u shpreh se legalizimi i prostitucionit duhet të ndodhë, dhe sipas tij, kjo gjë do të realizohet nga Kryeministri Edi Rama në fund të mandatit të tij.

Klodiana Lala: Nuk mendoj që legalizimi i prostitucionit do ta zgjidhi këtë.

Blendi Fevziu: Për legalizimin do bëj debat më vete.

Klodiana Lala: Nuk e besoj…

Eljan Tanini: Legalizimi është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi kësaj shoqërie.

Blendi Fevziu: Më e mira?

Eljan Tanini: Më e mira!

Blendi Fevziu: Po?

Eljan Tanini: Unë edhe mund ta them se kush mund ta legalizojë.

Blendi Fevziu: Kush?

Eljan Tanini: Rama në fund të mandatit të tij.

Blendi Fevziu: Tani lere Ramën se po merret njëherë të bëjë shtetin e Bektashinjve.