Kënaqësi të prisja sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Sekretarin e Shtetit të Suedisë, z. Mikael Kullberg, dhe Ambasadorin e Suedisë, z. Niklas Ström, së bashku me këshilltarët e tyre.
Gjatë takimit, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në sistemin penitenciar dhe reformat për përmirësimin e tij, me fokus të veçantë në krijimin e programeve të reja për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve. Diskutuam gjithashtu mundësitë për shkëmbimin e praktikave më të mira mes dy vendeve dhe mënyrat e trajtimit të të sëmurëve mendorë në institucionet penitenciare.