Mandati i Xhaçkës/ Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Kuvendit, ja kur do të shqyrtohet

0
75

Komisioni i Venecias do të shqyrtojë kërkesën e Kuvendit për mandatin e deputetes Olta Xhaçka në dhjetor.

Sipas njoftimit për shtyp të bërë të ditur nga ky institucion, kërkesa është parashtruar më 13 shtator nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

Në këtë kërkesë kryeparlamentarja “kërkoi një opinion të Komisionit të Venecias për marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit”, thuhet në njoftim.

Pas 14 orësh seancë parlamentare, pas mesnate më 13 shtator deputetët u thirrën për të votuar mbi kolegen e tyre Olta Xhaçka.

Kësaj here socialistët nuk votuan kundër, si dy herët e tjera, por pjesa më e madhe e tyre abstenuan, duke rrëzuar kështu për herë të dytë vendimin e Kushtetueses.

Pas kësaj, Kuvendi iu drejtua zyrtarisht Komisionit të Venecias për t’i marrë një opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë.