BallinaKryesoreOsmani dhe O’Brien bisedojnë për sigurinë në rajon, presidentja e Kosovës: Diskutuam...

Osmani dhe O’Brien bisedojnë për sigurinë në rajon, presidentja e Kosovës: Diskutuam edhe për thellimin e bashkëpunimit me SHBA

spot_img
spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Shtetet e Bashkuara me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Osmani tha po ashtu se gjatë takimit është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në.

“Takimi i radhës me ndihmëssekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, shkroi ajo në Facebook.

Osmani po qëndron në SHBA dhe po merr pjesë në disa ngjarje, teksa liderët botërorë janë mbledhur për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi mes Osmanit dhe O’Brien pasi kohëve të fundit SHBA-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për disa veprime të ndërmarra në veri të vendit – të banuar me shumicë serbe – që i ka cilësuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja është sfiduar nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij në disa aspekte.

Ai ka thënë se cilësia e partneritetit mes SHBA-së dhe Kosovës “nuk është ajo që do të shpresonim të ishte në disa nga këto çështje që lidhen me mënyrën se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun”.

SHBA-ja po ashtu i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta që nga viti i kaluar, kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marr Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Serbisë.

Së fundi, Kosova ka ngritur aktakuzë për sulmin e armatosur në Banjskë kundër 45 personave.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Radoiçiq cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Në paraburgim në Kosovë ndodhen vetëm tre persona që u arrestuan gjatë sulmit në Banjskë: Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Shumica dërrmuese e të akuzurave ndodhen në arrati./rel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular