BallinaAktualitetU dënua me 1 vit burg, flet Ervin Salianji: Gjykata erdhi me...

U dënua me 1 vit burg, flet Ervin Salianji: Gjykata erdhi me vendim të parapërgatitur! S’kam bërë betejë për veten, por kundër trafikantëve të drogës

spot_img
spot_img

Ervin Salianji ka folur për medait pasi Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për dënimin e tij me 1 vit burg. Ligjvënësi demokrat u dënua nga togat e zeza për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Deputeti i PD-së u shpreh se gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur, teksa shton se ky është një dënim politik.

Salianji theksoi se betejën nuk e bëri për interesat e tij personale, por kundër trafikantëve të drogës.

Ervin Salianji: Siç edhe besoj e ndoqët në seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur

Në të gjithë elementët e një dosje të kopsitur nga fillimi deri në fund, e bënë këtë vendimmarrje e bëjnë një vendimmarrje politike, një dënim politike, dënimin e parë pas 32 vitesh për agjitacion dhe propagandë. kam bërë shërbim të madh për interesin publik në çdo formë dhe mënyrë sido që të jetë.

Nuk kam bërë betejë për veten, për interesa personale, për të vjedhur siç kanë bërë këta, për të vrarë, nuk kam bërë betejë për trafik droge, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës, kundër maskarenjve në këtë vend.

Do ta bëj këtë betejë, është akti i parë, po jua them që në ardhmen do të keni shumë procese të tjera. Procese ‘mamale’, jo ‘babale’. Jam i nderuar dhe kam një medale që shndrit në karrierën politike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular