BallinaPolitikeVendimi i Apelit për Salianjin/ Zhupa: Vendim i diktuar, Kryeministri nuk e...

Vendimi i Apelit për Salianjin/ Zhupa: Vendim i diktuar, Kryeministri nuk e fshehu dot gëzimin dhe…

spot_img
spot_img

Ina Zhupa, deputete e PD-së, në rubrikën “Opinion” në News24 e konsideroi një vendim politik të dhënë përmes një kodi mafioz të Kryeministrit Edi Rama, atë të Gjykatës së Apelit për dënimin e nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Ervin Salianji.

Zhupa tha se Salianji nuk ka vjedhur, as ka vrarë

“Edhe sikur të kishte bërë kallëzim të rremë nuk gjen asnjë rast në jurisprudencën shqiptare që të jetë dënuar me burg. Salianji ka bërë një denoncim publik, një denoncim të vërtetë. Salianji nuk ka bërë asnjë kallëzim në Prokurori, atëherë si mund të dënohet dikush që nuk ka bërë kallëzim?https://www.youtube.com/embed/_gALoIkMbgo?feature=oembed

Si mund të dënohet denoncuesi që kërkon që një trafikant droge të vuajë dënimin?”, tha Zhupa.

Lidhur me reagimin e Kryeministrit, Zhupa tha se Edi Rama nuk e fshehu dot as faktin që qëndron pas këtij vendimi dhe as gëzimin e tij për dënimin e deputetit demokrat.

“Edi Rama tregoi se është autori i atij vendimi politik për dënimin e një deputeti të opozitës. Mendon se do t’i mbyllë gojën opozitës dhe çdo opozitari”, tha Zhupa.

https://youtube.com/watch?v=Su4Bbp7xcaw%3Ffeature%3Doembed

Deputetja tha se nuk na tremb aspak as ky vendim kundër deputetit Salianji dhe as Edi Rama. Ajo u shpreh se opozita nuk do të tërhiqet nga betejat e saj.

Zhupa tha se me vendimin e Apelit u dënua e gjithë opozita dhe çdo opozitar që denoncon këtë qeveri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular