A është kontaktuar nga Basha? Ja si përgjigjet Ervin Salianji…

0
73

rvin Salianji tha se kjo është dita e tij e fundit në liri për një vit, por theksoi se pavarësisht kësaj, ai i ka mbledhur të gjitha provat për të dorëzuar në SPAK këllëzim për Fatmir Xhafajn.

Pavarësisht se është dita e fundit e imja në liri kam mbledhur të gjitha provat për ti depozituar në SPAK”, tha Salianji.

Ai u shpreh se fokusi sot duhet të jetë te kapja e drejtësisë, nënshtrimi i institucioneve të pavarura dhënia fund”.

Ndërsa i pyetur nese ka pasur kontakt me Lulzim Bashën, Ervin Salianji u përgjigj:

Ky është dënimi i parë në 34 vite, i një politikani për agjitacion dhe propagandë. Është një betejë e bërë në fjalë, pra nuk ka kallëzim. Kam pasur komunikim me të gjithë politikanë kryesor të  opozitës. Të gjithë kanë shprehur solidaritet, pavarësisht qëndrimeve që kemi pasur. Edhe deputetë që nuk janë zyrtarisht në PD kanë mbajtur qëndrim. Nuk kam parë njeri përveç këtej që nuk do komentonte vendimet e gjykatave, por kur i intereson i komenton”, tha Salianji.