BallinaEkonomiMikrofinanca mbështet transparencën/Arlind Muja: Në Shqipëri ka akoma treg për mikrofinancën! Sulçe:...

Mikrofinanca mbështet transparencën/Arlind Muja: Në Shqipëri ka akoma treg për mikrofinancën! Sulçe: Rregullorja duhet të jetë e drejtë për të gjithë

spot_img
spot_img

 Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, gazetarja Aurora Sulçe dhe Arlinda Muja, Presidente në Shoqata Mikrofinanca Shqiptare folën për mikrokreditë duke shpjeguar nëse janë një mundësi e mirë, apo një risk.

Gjatë fjalës së saj, Arlinda Muja, Presidente në Shoqata Mikrofinanca Shqiptare, u shpreh se sot në Shqipëri mikrofinanca është e nevojshme. Ajo shpjegoi se ka akoma treg në vend për mikrofinancën, pasi kërkesa është aty, ekziston.

“Sot në Shqipëri është akoma e nevojshme mikrofinanca, pasi nuk ka arritur të plotësojë të gjithë nevojën e mundshme. Në ekonomitë që ecin roli i mikrofinancës është për të shtruar rrugën, dhe gjatë kësaj rruge me mikrofinancën edukohet dhe krijon perceptimin që detyrimi duhet paguar dhe më pas munde të kalojë në sistemin bankar. Në Shqipëri ka akoma treg për mikrofinancën dhe çfarëdo rregullash të vendosen…Unë e them që kërkesa është aty, ekziston dhe mikrofinancat ekzistojnë sepse kërkesa është aty. Ka treg akoma dhe rritet. Vitet e fundit është vënë re dhe është një klientelë që është se këto mikrofinanca kanë investuar shumë në teknologji”, tha Muja.

Nga ana tjetër gazetarja Sulçe u shpreh: “Qëllimi i rregulloreve dhe ndryshime që po bën Banka e Shqipërisë është për të mbrojtur konsumatorin. Por do të doja të shihnim nëse ka një analizë se sa realisht mbrohet konsumatori. Këtë analiza do të doja që banka ta ketë në momentin që do të miratojë ndryshimet. Problemin nuk e shoh tek kompanitë, sepse kompanitë janë biznese, por problematikën e shoh tek konsumatori. Në rast se do të ketë kufizime në pjesën e mikrofinancës për të gjitha lehtësitë, çfarë do të ndodhë me biznesin që ka një emergjencë për të marrë fonde. Janë raste që këto duhen trajtuar. Besoj që Autoriteti Mbikëqyrës Bankar duhet të mbikëqyrin tregun. Nëse ka problematika mikrofinanca që unë mendoj se ka, këtu duhet të ndërhyjë rregullatori. Të ulen të gjitha palët dhe të zgjidhen.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular