Ervin Salianji do të vetëdorëzohet. Kështu tha Gazment Bardhi në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike. “I kërkuam kolegut Erion Salianji që të mos e zbatojë vendimin politik të Edi Ramës, firmosur nga tre gjykatësit. Vendimi unanim i grupit parlamentar ka qenë unanim”, tha Bardhi në një konferencë për mediat.
“Deputeti ka vendosur që më të keqen të përballet, edhe me koston e të shkuarit më të padrejtë, pa ligj e pa prova, në burgun politik të Edi Ramës. Kjo sakrificë do të duhet të shërbejë si kambanë alarmi për këdo prej nesh, se kur një deputet i opozitës çohet në burg për hakmarrje personale të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, asnjë nuk është i paprekshëm. Ne e respektojmë vendimin e kolegut Salianji, duke konfirmuar që së bashku me të, të gjithë e konsiderojmë padrejtësi vendimin e Gjykatës së Apelit”.
Bardhi deklaroi se pas këtij vendimi, nuk do të ketë më marrëdhënie institucionale me shumicën socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. “Këto janë momente të vështirë për Shqipërinë dhe çdo shqiptar”, tha Bardhi.