BallinaAktualitetDel nga Selia e Partisë Demokratike Salianji, ja ku pritet të vuajë...

Del nga Selia e Partisë Demokratike Salianji, ja ku pritet të vuajë dënimin deputeti i PD-së

Ervin Salianji ka dalë nga Selia e Partisë Demokratike i cili është nisur për në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të kryer procedurat.

Salianji: Çdo përpjekje që kam bërë është për interesin publik, këta nuk do të ngopen për të keqën, as në nuk do ngopemi duke bërë mirë apo duke përmirësuar cilësinë e jetës të qytetarëve dhe forcojmë një demokrati ku të funksionoj shteti i së drejtës.

Grupi ka vendosur të ngujohej se ky është një vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballem edhe në këtë peng marrje banditeske, do ta bëj betejën aty.

Ai u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Pak minuta më parë, avokati i deputetit të PD-së, Ledio Braho ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Gjithashtu bëhet me dije se Salianji mund të vuajë dënimin në burgun e Fierit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular