Mbështetësit e opozitës janë mbledhur para Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranë, në shenjë përkrahje ndaj Ervin Salianji, i cili u vetëdorëzua pasditen e sotme, një ditë pasi gjykata e Apelit të dënoi me një vit burg.
Mbështetësit brohoritën një zëri duke i thënë deputetit demokrat të mos dorëzohet, ndërsa ky i fundit i përshëndeti dhe me disa prej tyre shkëmbeu dhe përqafime. Salianji mbërriti në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, duke vendosur kështu të vuajë dënimin dhe të mos pranojë propozimin unanim të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për ngujim në selinë blu.
“Është një betejë që nuk përfundon. Sakrifica pa diskutim që nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin secili merr kostot e veta. E di që shumë prej miqve kanë vuajtur represionin e qeverisë”, tha deputeti para policisë.
Salianji pritet që dënimin ta kryejë dënimin në burgun e Fierit.