Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka hyrë në ambientet e Policisë së Tiranës për të kryer vetëdorëzimin e tij te autoritetet.
Para se të futej në ambientet e godinës së policisë së Tiranës, Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit.
Salianji: Është një betejë që nuk përfundon. Nuk është një betejë e lehtë. Ne do t’i çmontojmë banditët dhe dita e qytetarëve dhe e demokratëve do të vijë
Gjykata e Apelit vendosi ditën e djeshme të lërë në fuqi vendimin për të dënuar Salianjin me një vit burgim për kallëzim të rremë.