FOTOLAJM/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij takim me Presidentin e SHBA, Joe Biden

0
161

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama janë takuar me presidentin e SHBA-ve, Joe Bidan dhe bashkëshorten e tij, Jill Biden.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë, i cili ka postuar foton në Facebook, duke shkruar “Photo of the Day”.

Kryeministri Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku mbajti edhe fjalimin e tij, ku ndër të tjera foli edhe per projektin e krijimit te shtetit sovran te Urdhrit Bektashi.

”Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria. Ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e Urdhrit, e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”, tha Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë ka zhvilluar takime edhe me zyrtare të tjera amerikane dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë me ftesë të aktivistit shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës Mark Gjonaj, Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Amerikë.