“Mora në telefon prokurorin, i thashë hajde e mbyllim sot”, Salianji zbulon si veproi pasi u dha vendimi i Apelit

0
53

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, zbuloi në emisionin Top Story në Top Channel se kishte komunikuar me prokurorin, pasi Gjykata e Apelit dha vendimin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Ai zbuloi se pas vendimit të Apelit, i kishte thënë që të vinin këtë të enjte ta ekzekutonin urdhrin e gjykatës për ta arrestuar.

“E dini pse nuk jam në SPAK unë, se e kanë më në kontroll këta. Unë sot kam marrë vetë, kam komunikuar edhe me prokurorin e Tiranës dhe të policisë, u kam thënë hajde e mbyllim sot, por (më thanë) duhen disa procedura, nuk kam frikë unë nga këta”, tha Salianji.