BallinaPolitike“Rasti i parë unik që për kallëzim të rremë dënohesh me burg”,...

“Rasti i parë unik që për kallëzim të rremë dënohesh me burg”, Salianji: Nëse unë tërhiqem, çfarë mesazhi do të jap?!

Deputeti Ervin Salianji komentoi dënimin me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, gjatë një interviste në emisionin Top Story në Top Channel.

Ndërsa e konsideron të paligjshëm dënimin e tij, Salianji thekson se ky është rasti i parë unik që për kallëzim të rremë dënohesh me burg.

Janë tejkaluar vijat e kuqe, shprehet Salianji, i cili shton se ndodh për herë të parë që një proces të shkojë në këtë nivel dhe të gjitha faktet të jenë kundër atyre që janë kallëzuar,

Salianji: Nëse bëhem palaço duke fituar vetë është e pandershme, nëse shumë qytetarë që nuk janë në kushte si unë, që marrin përsipër ligje, nëse unë tërhiqem sikur kam frikë çfarë mesazhi do të jap tek njerëzit, përse ndodh kjo situatë, sepse menduan se do të heshtnin. Rasti i parë unik që për kallëzim të rremë dënohesh me burg.

Salianji: Përderisa ka drogë, ka një gazetar unë dal dhe bej denoncimin në orën 11 në datën 16 maj. Jo vetëm që nuk doli Xhafaj, por ra heshtje varri në PS, pas 3 ditësh bënë një protestë, nëse është i pafajshëm përse e ccoi vëllanë në burg. Ai ndryshoi kodin e procedurës penale për të larguar vëllanë nga burgu. Tani e nxori në gjyq edhe vëllai i vet.

Ai komunikon lehtshëm si vëlla. Albert Veliu është dëshmitari X, ai thotë është Albert Veliu, nuk besohet asnjë nga ne, merret dëshmia e një njeriu që quhet Alizoti, nuk më ka kapur mua, ra vetë brenda. Të gjithë e kanë në bazë të dëshmisë së një personi. I ka kërkuar laboratorit shkencor në Romë që të bëjë analizën e zërit të Geron Xhafës, ia ka kthyer që zëri nuk është marrë në kushtet e duhura. Unë e kam marrë nga gazetari, e ka depozituar edhe këtë akt Jetmir Olldashi.

Salianji: Pavarësisht diferencave kam parë reagime në të gjitha krahët. I vlerësoj kolegët për solidaritet, pavarësisht se guximin për ta thënë në publik nuk e kanë. Do ta bëj edhe nga burgu, edhe pasi të dal. Është pjesë e një skeme. I ka tejkaluar vijat e kuqe, ndodh për herë të parë që një proces të shkojë në këtë nivel, ndodh për herë të parë që të gjitha faktet të jenë kundër atyre që janë kallëzuar, dhe të dënohet denoncuesi.

Kujtojmë se sot Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për deputetin Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë denoncimin e vëllait të ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.

Ky vendim shkaktoi reagime të shumta nga të dyja kahet politike.

Nga ana tjetër, Kryesia e PD në një mbledhje urgjente, si kundërpërgjigje parashikon nisjen e protestave më 6 tetor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular