Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi i ftuar në “Quo Vadis” ka komentuar garën për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si e ke parë garën për kreun e ri të Policisë?
Prençi: Që në fillim të ndryshimeve ligjore për të garuar për kreun e Lartë të Policisë së Shtetit, apsi më aprë Drejtori i Policisë zgjidhet nga oficerët, me ligjin e ri zgjidhen dhe nga ata që mbajën gradën drejtues. Ndryshimet ligjore nuk kanë sjellë risi, por u pa që ka një qëlllim të caktuar për të favorizuar njerëz. Dalja e udhëzimt që thotë që garon çdo punonjës që mban gradën drejtues apo drejtues i parë, por nuk thotë në apo jo në detyrë.
Punonjësve nuk ju hiqen gradat. Unë jam një prej tyre, ku me vendim Gjykata anullohet urdhëri administrativ i lirimit tim. Unë dhashë dorëheqjen si drejtor i policisë së Dibrës pasi nuk gjeta mbështetje pasi dola kundër vjedhje që bëheshin në miniera.
Në këto kushet ligji i ri i hapi rrugë dhe e personave të tjerë në garë. Hyra në garë për të parë a kemi apo jo ligjshmëri. Udhëzimi i ministrit njollos reformën në policinë e Shteti. Udhëzimi i ri thotë që është minsitri ai që zgjedh njërin nga top lista. Që këtu gara bëhet kot.
Borakaj: Pra nuk vlen pikëzimi?
Prençi: Udhëzimi thotë që secili kandidat paraqet një platformë ku paraqitet para një komisini politik, që nuk dinë asgjë për Policinë.
Nëse do të ishte serioze gara juria duhet të kishte përfaqësues nga SPAK, dekani i Juridikut, dekan nga Minsitria e Arsimit, që të ishine komision miks, duke patur një komision ekspertësh nga Policia për të parë vizionin e Drejtorit të ri.